Showbiz

Pendesa më e madhe e Justin Bieber ka të bëjë me seksin dhe Selenën

Pendesa më e madhe e Justin Bieber ka të bëjë me seksin dhe

Justin Bieber i është përgjigjur pyetjes që u bëhet shpesh sidomos të famshmëve: Për çfarë është penduar në jetë.

Dhe pendesa e tij ka të bëjë pak me seksin e pak me Selenën. Kështu të paktën e kanë interpretuar fansat e “Jelena”, ish-çiftit Justin-Selena.

“Ka ndoshta shumë gjëra që unë mund t’i ndryshoja. Unë nuk pendohem për asgjë sepse mendoj se kjo ju bën atë që ju jeni dhe ju mësoni nga gjërat. Nëse do mund të kthehesha mbrapa dhe të përballesha me disa gjëra që më lënduan, me siguri do ta ruaja veten për martesë. Unë e di që tingëllon si çmenduri… Seksi mund të komplikojë gjërat në momentin që jeni seksualisht aktiv me dikë”, tha Justin për Us Weekly.

Dihet tashmë që Justin dhe bashkëshortja e tij Hailey e ruajtën veten deri në ditën e martesës.

*Burimi Us Weekly