Showbiz

Pengu më i madh në jetë i aktores Mariana Kondi lidhet me familjen

Pengu më i madh në jetë i aktores Mariana Kondi lidhet me

Ajo është nëna e vetëm një vajze, Suanës dhe pengu më i madh i aktores  Mariana Kondi, është që nuk i dhuroi një vëlla apo motër më të vogël. E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, aktorja tregoi se është penduar që nuk ka bërë një fëmijë të dytë.

Pengu më i madh në jetë i aktores Mariana Kondi lidhet me

“Nuk mendoj se kemi patur ndonjë moment shumë të vështirë, por do të të them diçka për të cilën pendohem. Pendohem që nuk kam bërë një fëmijë të dytë. Nuk është normale të kesh mundësi dhe të qëndrosh vetëm me një fëmijë. Thjesht nuk e di, pse nuk e bëra një fëmijë të dytë, dhe pendohem shumë për këtë”, u shpreh aktorja.