Pepsi transmetoi reklamën e Madonna-s të ndaluar prej 34 vitesh, këngëtarja i bën diss me Coca-Cola
34 vite pas realizimit të asaj reklame, Pepsi e risolli sërish në ndarjen e çmimeve të MTV.
Madonna pati një sërë reagimesh në rrjete sociale, për reklamën që Pepsi dikur e ndaloi.
View this post on Instagram
“34 vjet më parë bëra një reklamë me Pepsin për të festuar publikimin e këngës sime ‘Like a Prayer’. Reklama u anulua menjëherë kur refuzova të ndryshoja skenën në videoklip ku po puthja një shenjtor me ngjyrë apo kërceja mbi kryqin që digjej. Kështu filloi karriera ime e shquar si artiste, duke refuzuar të cenoj integritetin tim artistik.”, shkruan Madonna.
Po nuk e la me kaq. Me një kanaçe me Coca-Cola, duke pirë, shkruante: “Gjithashtu e mirë”.
Reklama origjinale ishte pjesë e një marrëveshjeje sponsorizimi prej 5 milionë dollarësh që Pepsi kishte nënshkruar me Madonna-n përpara publikimit të albumit të saj 'Like a Prayer' në mars 1989.
Megjithatë, kur Pepsi ra dakord për marrëveshjen, ata nuk e kishin parë videoklipin e 'Like a Prayer'. Videoja shfaq Madonën duke parë një burrë me ngjyrë duke u dënuar për një sulm që ai nuk e kreu. Personazhi i saj strehohet brenda një kishe, ku puth një shenjtor me ngjyrë që i ngjan burrit të arrestuar gabimisht.
Videoklipi u dënua nga një numër grupesh të krishtera, duke përfshirë Vatikanin, menjëherë pas premierës së saj në MTV. Megjithëse reklama e Pepsit nuk shfaqi asnjë nga imazhet fetare të videos, kompania iu përgjigj zhurmës duke ndërprerë marrëveshjen me Madonna-n dhe duke hequr dorë nga reklama e saj pasi e transmetoi atë vetëm dy herë.
Madonna doli më e fituara Jo vetëm që ajo mbajti 5 milionë dollarët nga fushata, por 'Like a Prayer' u bë një hit global.