Showbiz

Për herë të parë Justin Timberlake zbulon gjininë dhe emrin e bebit numër 2

Për herë të parë Justin Timberlake zbulon gjininë dhe

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë bërë me një fëmijë të dytë krejt në heshtje. Asnjë foto shtatzënie në rrjet, asnjë foto paparacësh, vetëm disa thashetheme pak muaj më parë. Por po, është e vërtetë. Timberlake zbuloi për miken e tij Ellen DeGeneres disa detaje nga anëtari më i ri i familjes.


Biseda mes tyre:

Ellen: Je baba sërish? Keni një bebe tjetër të vogël.

Justin: Po, e kemi.

Ellen: Mbaj mend që kemi qenë duke folur me kamera kur para saj kaloi Jessica dhe më the: Hej do të dish një sekret dhe vure dorën mbi barkun e Jessica-s. Ishte si të më thoshe që po bëhemi me një bebe.

Justin: Po, ti je e para jashtë rrethit të ngushtë që neve ia treguam.

Ellen: Mund të na thuash sa ka vajtur tani dhe si quhet?

Justin: Po, ai është djalë dhe quhet Phineas. Jemi të entuziazmuar, edhe pse askush nuk po fle më natën. është shumë i lezetshëm.

Justin dhe Jessica janë prindër edhe të një tjetër djali, më të rritur, që quhet Silas. çifti përjetoi një krizë gjatë 2020-ës kur paparacët publikuan disa foto të Justin pa unazën e martesës e kapur dorë prej dore me një kolegen e tij aktore, jashtë sheshxhirimit. Ai u detyrua t`i kërkonte ndjesë publike gruas së tij Jessica-s, falje që u tha se u bë nën presionin e saj. Më pas edhe Jessica shkroi një status për të dhe situata mes tyre u stabilizua.