Showbiz

Për herë të parë në sallën e lindjes e lyer dhe e zbukuruar

Për herë të parë në sallën e lindjes e lyer dhe e

Salla e lindjes nuk është edhe aq e frikshme, sidomos nëse zgjedh ta mendosh pozivisht. Siç kanë bërë disa nga vajzat dhe gratë e showbizit shqiptar. Ato kanë shkuar të lyera e të rregulluara që takimin e parë me fëmijën ta kishin më special.

Për fatin e saj të mirë, Rudina Magjistari pati një lindje të planifikuar, që do të thotë më pak traumatike. Ajo tregoi njëherë se shkoi më parë në parukeri, rregulloi flokët dhe pastaj ndihej më e qetë.

Për herë të parë në sallën e lindjes e lyer dhe e

Kurse Emina Cunmulaj pati lindje natyrale. Gjithsesi mes dhimbjesh motra e saj i bëri pak grim si për t`ia larguar mendjen dhe për ta zbukuruar pak para takimit me bebin.

Për herë të parë në sallën e lindjes e lyer dhe e

Për herë të parë në sallën e lindjes e lyer dhe e

E fundit që zbuluam se ka shkuar në sallë e lyer ishte Elita. Në fotot dhe videot që ndau për ditëlindjen e Zërit dukej buzëkuqi flakë.

Mund të ketë nga ata që e kundërshtojnë këtë zgjedhje me justifikimin e ruajtjes së higjienës dhe mospërdorimin e produkteve kozmetike në sallën e lindjes, mund të ketë të tjerë që për supersticion nuk do vepronin njësoj, por diçka është e sigurt, guximi dhe qetësia e këtyre vajzave duhet admiruar. Pastaj zgjedhjet janë personale dhe gjithkush vepron ashtu siç ndihet më mirë.

*Artikulli u realizua nga Fabjola Hije