Showbiz

Për Kate… Mijëra letra mbërrijnë në adresën e Pallatit Mbretëror

Për Kate… Mijëra letra mbërrijnë në adresën

Sëmundja e Kate i ka shtuar punën Zyrës së Korrespondencës në Pallatin Mbretëror.

Kjo zyrë shqyrton paraprakisht çdo letër që mbërrin për mbretërorët. Në kohë normale, marrin rreth 1 mijë letra në javë, por që nga marsi i këtij viti, kur Kate zbuloi se po lufton me kancerin, ky numër është tejkaluar ndjeshëm.

Për Kate, për t`i dhënë forcë, mbërrijnë kushedi se sa letra në javë. Stafi përpiqet t`u kthejë të gjithëve përgjigje në formë mirënjohjeje.

Princesha i mungon jetës publike dhe do të kthehet në detyrë kur mjekët të japin dritën jeshile se rreziku ka kaluar.