Showbiz

Përballja e Harry-t dhe Meghan me familjen tani në funeralin e Princit Philip

Përballja e Harry-t dhe Meghan me familjen tani në funeralin e Princit

Vdekja e Princit Philip risjell edhe njëherë në vëmendje debatin e Harry-t, Meghan dhe familjes. A do të ketë një përballje mes tyre në funeralin e Princit Philip? A do të shkojë Harry tek familja?

Përballja e Harry-t dhe Meghan me familjen tani në funeralin e Princit

Një burim pranë çiftit, ka thënë për Daily Mail: Harry do bëjë ç`është e mundur të kthehet në shtëpi, në Britani dhe të jetë me familjen. Ai nuk do asgjë tjetër më shumë sesa të jetë me familjen, veçanërisht me gjyshen gjatë këtyre ditëve të vështira. Kurse Meghan është shtatzënë, ndaj do i duhet të flasë me mjekët, nëse do ishte i sigurt fluturimi i saj, ama për Harry-n mendoj që do shkojë patjetër”, thotë burimi.

Duka e Edinburgh u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 99-vjeçare.

Gjatë kohës që ai ishte i shtruar në spital, Harry dhe Meghan bënë publike intervistën e tyre tek Oprah ku nxorën disa detaje nga jeta në familjen mbretërore dhe hodhën akuza të forta ndaj tyre duke i quajtur edhe racistë.