Showbiz

Përfundon operacioni i Adriana Matoshit. Partneri i saj shkruan në shqip: Faleminderit Zot

Përfundon operacioni i Adriana Matoshit. Partneri i saj shkruan në

Aktorja e famshme dhe deputetja kosovare Adriana Matoshi e cila zbuloi pak ditë më parë që ishte diagnostikuar sërish me tumor në kokë i është nënshtruar një operacioni ditën e sotme në Tiranë.

I dashuri i saj Keith Groneveld ka lajmëruar në rrjete sociale që operacioni ka përfunduar me sukses.

“Faleminderit Zotit operacioni ishte i suksesshëm!”- ka shkruar ai në InstaStory.

Adriana Matoshi e cila njoftoi para pak ditësh që pas thuajse 9 vite e gjysmë i ishte rikthyer sërish tumori në kokë ka marrë mesazhe mbështetëse dhe urime për një shërim sa më të shpejtë nga shumë mbështetës dhe miq të botës së ekranit.

Tiranapost.al