Showbiz

‘Përrallat si horror’. Shqetësimi i Aulona Mustës që i prek të gjithë dhe sugjerimi i saj

‘Përrallat si horror’. Shqetësimi i Aulona Mustës

Mesditën e të shtunës, pak para gjumit të drekë, Aulona ka qenë duke i lexuar përallën e Pinokut vajzës së saj Amarës dhe është tronditur. “Vdekje, vrasje”, thënë shkurt horrori i përrallave, qoftë edhe atyre klasikeve ka shqetësuar Aulonën që sugjeron të eliminohen këto fjali të paktën nga shtëpitë botuese që i përshtatin. Se sa i lejueshëm është transformimi apo shkurtimi i pjesëzave të caktuara kjo vlen të diskutohet, ama mbase nga të gjithë bashkë, duhet gjetur një zgjidhje. Skenat e frikshme të përrallave, që do të frikësonin edhe të rriturit, nëse do i shikonin në një film, nuk janë vetëm shqetësim i Aulonës.

‘Përrallat si horror’. Shqetësimi i Aulona Mustës

Statusi i saj i plotë: 

Jam duke i lexuar Amarës Pinokun, nga Carlo Collodi dhe një ndër faqet e librit është kjo. Jam tronditur dje në darkë kur nisa ta lexoja, sepse kjo nuk është një përralla, kjo është një skenë filmi horror që do terrorizonte edhe të rriturit. Tani, unë Pinokun e kam lexuar para shumë shumë vitesh, ka qenë pak a shumë mosha e Amarës dhe nuk e mbaj mend me detaje çfarë kam lexuar, por nëse ky është versioni origjinal i përrallës është i tmerrshëm!

Në fakt, kur e mendon, të gjitha përrallat e fëmijëve, të paktën ato klasiket, Borëbardha, Hirushe, Kësulkuqe, Hansi dhe Gretel, etj, etj për mendimin tim kanë shumë horror brenda: shtriga që vrasin fëmijë dhe i marrin zemrën apo duan t`i hanë, vdekje, vrasje, etj, etj prandaj mendoj që do ishte mirë që të paktën kur bëhen përkthimet, përkthyesit ose korrektoret, apo botuesit të tregohen më të kujdesshëm dhe të evitohen përshkrimet me kaq detaje të skenave të dhunës, që duken sikur janë skenar filmash horror.

Personalisht këtë pjesë ia anashkalova fare Amarës, por tani ajo është në moshë që librat i lexon edhe vetë dhe më trondit ideja nësa këtë pjesë do ta kishte lexuar ajo vetë sikur mos të kisha qenë unë aty pranë.