Showbiz

Përse Laura Pausini zgjodhi një unazë martese të zezë

Përse Laura Pausini zgjodhi një unazë martese të zezë

Pas më shumë se 17 vitesh bashkë, Laura Pausini vendosi të kurorëzonte dashurinë me Paolon, me të cilin ka edhe një vajzë.

Dasma u bë papritur, por edhe më surprizuese ishte unaza që zgjodhi. Një rreth i zi.

Laura tregon se gjithmonë kishin dashur unazë të zezë pasi është më e veçantë dhe më e vështirë për t'u gjetur.

Përse Laura Pausini zgjodhi një unazë martese të zezë

Nuk kishin zgjedhur ndonjë argjendari me emër apo markë. E kishin porositur në internet. Dhe Laura e tha pa komplekse.

"E porositëm online, se vetëm asistentja dhe motra ime e dinin që do martoheshim", tha këngëtarja Italiane në një intervistë.