Showbiz

Përsëritet tërmeti në koncertin e Taylor Swift, shkak kërcimi i fansave

Përsëritet tërmeti në koncertin e Taylor Swift, shkak

Pas krijimit të aktiviteteve sizmike në koncertet e Taylor Swift në Kaliforni dhe Uashington vitin e kaluar, Swifties(fansat e Taylor Swift) e kanë bërë përsëri - këtë herë në Edinburg, Skoci. Aktiviteti sizmik u ndje gati 6 km larg stadiumit Murrayfield, sipas Shërbimit Gjeologjik Britanik.

BGS thotë se tre këngë gjeneruan vazhdimisht aktivitetin sizmik. Ato janë: “Ready For It?" "Cruel Summer" dhe "Champagne problems."


“Ready For It” fillon me një ritëm të fortë basi dhe është 160 rrahje në minutë, duke e bërë atë këngën perfekte për shkaktimin e lëkundjeve sizmike, tha BGS. Turma transmetoi rreth 80 kilovat energji, ose rreth sasisë së energjisë së krijuar nga 10 deri në 16 bateri makinash