Showbiz

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Një titull tjetër, më ledhatues, do të ishte: Unë jam goca e babit!

Na e solli në mendje dedikimi që Elvana Gjata bëri për babain e saj në ditën e tij të lindjes.

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

“Disiplina, vullneti yt janë frymëzim për mua! Të dua sa nuk tregohet. Gëzuar ditëlindjen Babi im i shtrenjtë!”, shkruante ajo.

Dhe nuk ishte sekret. Vajzat janë përgjithësisht të babit (edhe ato që nuk ia pranojnë në sy mamit). Kurse Elvana s`ka ngurruar kurrë ta shprehë hapur se pika e saj e dobët është i ati.

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

"Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”, tha dikur në një intervistë. Pra, babi është i pari.

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Siç është edhe Timo Flloko për Lindën. Nuk ka kaluar shumë nga mbrëmja nën yje që Vera Grabocka i dedikoi Timos dhe surpriza e festës ishte Linda. Nga Amerika ajo erdhi për të interpretuar disa nga vargjet e babait të saj, të cilit nuk i ka lënë gjë as në pamje. Linda është vajza e vetme e çiftit të famshëm, siç edhe Bora Feri, por e një tjetri çifti të dashur për shqiptarët. Si pasojë, të dyja janë bërë dashur pa dashur pjesë e showbizit.

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Njësoj si Elvana e Linda, edhe Bora Feri, vajza e Xhode Ferit dhe Rozetës, është vajza e babit. Vazhdon të jetë e tillë...edhe pse Xhode Feri nuk jeton më fizikisht. Instagrami i Borës është i mbushur me dedikime për babain e saj, të cilin herë e quan "babo", "papi", "mik", "shok" e sidomos "kapiten".

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Personazhet e famshëm që kanë zgjedhur babain të parin

Edhe në podcastin me Mira Kazhanin, Bora foli për lidhjen e fortë mes të dyve, telefonatat e shpeshta të kohës kur ishte studente dhe mallin përvëlues.

Sigurisht që këto nuk janë të vetmet vajza të babit. Aty jashtë, tani duke lexuar, janë edhe shumë të tjera...!