Showbiz

Placido Domingo: Jam i infektuar me koronavirus

Placido Domingo: Jam i infektuar me koronavirus

Edhe tenori Placido Domingo ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

“E ndjej për detyrë morale t`ju them se bëra testin dhe rezultova pozitiv ndaj COVID-19. Familja ime dhe unë jemi izoluar për sa kohë të jetë e nevojshme”, shkruante Domingu në statusin e Facebook-ut. Ai kishte temperaturë dhe disa simptoma.

“Bashkë mund ta luftojmë virusin, t`i japim fund kësaj krize globale dhe kështu më shpresë t`i kthehemi jetës sonë normale shumë shpejt”, shton tenori 79-vjeçar.

Hera e fundit që tenori spanjoll bëri lajm ishte kur pranoi akuzat për abuzim seksual dhe kërkoi falje.

*Burimi CNN