Plagosi burrin që shëtiste qentë e Lady Gaga-s, autori dënohet me 21 vite burg

Autori që qëlloi dhe plagosi shëtitësin e qenve të Lady Gaga-s është dënuar me 21 vite burg.
James Howard Jackson pranoi fajësinë për ngjarjen që ndodhi në shkurt të 2021-shit.
Ryan Fischer atë ditë po shëtiste tre bulldogët francezë të këngëtares kur Jackson e qëlloi atë në gjoks, teksa përpiqej të vidhte qentë.
Fischer hoqi një pjesë të mushkërive të tij pas sulmit.
Ai dëshmoi në seancën gjyqësore të së hënës dhe tha se të shtënat i ndryshuan jetën përgjithmonë.
Jackson mori dy nga qentë, Koji dhe Gustav, pas goditjes. Bulldog-u i tretë, Miss Asia, iku dhe u gjet më vonë nga policia.
Në atë kohë, policia tha se ata menduan se qentë ishin në shënjestër për shkak të racës së tyre dhe jo për shkak se i përkisnin këngëtares.
Dy qentë e vjedhur u kthyen të padëmtuar dy ditë më vonë pasi Gaga ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarësh.