Showbiz

Plazhi me aromë familje që Rudina Xhunga nuk e ndërron me asnjë resort e vilë

Plazhi me aromë familje që Rudina Xhunga nuk e ndërron me

Gazetarja Rudina Xhunga ka shëtitur nga një cep në një cep tjetër të Shqipërisë. Nga fshatrat turistikë tek vendet me histori të veçantë për të cilat edhe mund të mos dinim për to, por kur vjen puna tek plazhi ka një te preferuar për të cilin thotë se nuk do e ndërronte me asnjë restort a vilë plazhi.

Rudina Xhunga e ka fjalën për Plazhin e Vjetër në Vlorë, aty ku gjen akoma bohce pishe dhe hala pishe nëpër këmbë. Nuk i mbush shpirtin një drekë luksoze në resort sesa bukë me djathë, në plazhin me aromë familje e shtëpie që mbetet plazhi i fëmijërisë së Xhungës.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Plazhi vjeter, me bohce pishe dhe hala pishe neper kembe. Me batanije ne pyll, ne dreke, pasi ke dale nga deti dhe ke ngrene buke me djathe e domate. Plazhi vjeter ka arome familjare, arome shtepie. Nuk e nderroj me asnje resort e vile plazhi. Eshte plazhi i femijerise??