Showbiz

'Po e bëj për fëmijët e mi'. Sharon Stone, në kushte shtëpie si asnjëherë më parë

'Po e bëj për fëmijët e mi'. Sharon Stone, në

“Po mësojmë të rrimë në shtëpi. Unë sot do bëj një kek. Fëmijët e mi po luajnë në oborr”, tha Sharon Stone në mesazhin e saj me video. Totalisht në kushte shtëpie, si asnjëherë më parë, Sharon Stone iu lut fansave të saj të qëndrojnë në shtëpi, të mos prekin maska që gjejnë në rrugë, se mund të jenë të kontaminuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone) on

Më pas shkrepi edhe një foto në të cilën shkruante se së pari po qëndronte në shtëpi për fëmijët e saj.

Për foton ishte nominuar nga Elton John. Personazhet e njohur, si njerëz me influencë janë duke ndërgjegjësuar masën për të qëndruar në shtëpi, si masa më e mirë për të mbrojtur veten dhe familjen nga COVID-19, virusit që ka trazuar botën.