Showbiz

Po Ellen DeGeneres ç`mendon për të gjithë ata që e shajnë?

Po Ellen DeGeneres ç`mendon për të gjithë ata që e

Prej disa javësh në rrjet qarkullojnë lajme dhe komente me kryetemë: Ellen nuk është ajo që hiqet.

Vetë Ellen nuk ka folur direkt, por një burim pranë saj tregon për mediat e huaja se ajo mendon që fjalët i kanë përhapur disa njerëz që nuk i duan të mirën dhe madje e urrejnë. Kështu as nuk i ka pohuar dhe as nuk i ka mohuar lajmet.

“Çdo ditë zgjedh dikë nga stafi që t`i nxijë jetën dhe të nesërmen lë atë dhe fillon me dikë tjetër”, tha dikush.

Kurse një tjetër njeri që ka punuar me të thotë: “Ellen nuk i pranon në zyrë njerëzit me çamçakëz dhe nuk do që të vijnë erë e keqe. Nëse dikush mban erë të keqe e dërgon në shtëpi të lahet”.

“Mua më ka prezantuar partnerja e saj Portia me të dhe as sytë nuk m`i hodhi kur u takuam herën e parë. Edhe në vazhdim ishte shumë e ftohtë dhe dinake”, tha pak ditë më parë ish-truproja që kishte bashkëpunuar me të.