Showbiz

‘Po më iknin paratë dhe fama’. Parandjenja e çuditshme e Will Smith përpara shpullës në Oscar

‘Po më iknin paratë dhe fama’. Parandjenja e

Është disi e çuditshme, por duket se aktori Will Smith e kishte parandjerë diçka të keqe. Për David Letterman, përpara shpullës që i dha Chris Rock-ut në Oscar, Smith foli për vizionin e çuditshëm që pati njëherë.

Intervista është xhiruar përpara ngjarjes në Oscar dhe është publikuar tani për shkak të sezonit të ri të serialit ku Smith luan, megjithatë që në krye shkruan: Xhiruar përpara ngjarjes së Oscars.

Gjatë intervistës së tij, Smith foli për të qenin në krye të karrierës së tij, falë një sërë filmash të suksesshëm, por tregoi se gjithsesi ndihej i pakënaqur.

“Unë e lidha të qenit më i miri me të qenit në gjendje të kisha dashurinë në jetën time që do të më bënte të ndihesha e sigurt”, tha Smith.

Për shkak të kësaj ndjesie ai tregoi se pushoi së punuari për dy vjet.

Gjatë asaj kohe, ai shkoi në Peru dhe piu ayahuasca, një ilaç që ndikon në gjendjen mendore.

“Një nga përvojat që pata ishte ajo psikologjike, më djallëzore e jetës sime”, tha ai.

“Unë isha duke pirë, isha ulur diku atje dhe pastaj, krejt papritur m`uk duk sikur të gjitha paratë e mia po iknin, shtëpia ime po ikte dhe karriera ime ishte zhdukur gjithashtu. Dhe unë isha duke u përpjekur të rrëmbeja paratë dhe karrierën time. M`u duk para syve sikur e gjithë jeta ime po shkatërrohej”, kujtoi Smith për vizionin.

Ai tregon më tej se pastaj iu shfaq vajza e tij duke bërtitur me të madhe “Më ndihmo babi, më ndihmo”. Dhe aty ndalova së pasuri mendjen tek paratë, karriera apo shtëpia”, tregoi Smith.

Aktori shton se ende sot i duket sikur e dëgjon zërin e vajzës së tij që e buçet në kokë. I duket 100% real.

“Ky udhëtim psikologjik më bëri të kuptoj se çdo gjë që ndodh në jetën time, unë mund ta përballoj”, thotë Smith.

“Kjo është pjesë e trajnimit psikologjik që ndodh prej lëndës psikoedilike ayahuasca. Para së gjithash, 99% e mendimeve për të cilat shqetësoheni nuk ndodhin kurrë”, vazhdoi ai.

Smith duket se parandjeu skandalin që ndodhi në Oscar. Kur prezantuesi Rock bëri një koment mbi flokët e gruas së Smith, ky i fundit e goditi me shpullë.

Më 1 prill, Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Një javë më vonë, Akademia njoftoi se Smith do të përjashtohet nga Oscars për 10 vjet për shkak të goditjes së Rock-ut në event.