Po vjen libri i Elsa Lilës, që u paralajmërua tek podcasti ZëmeMirën
Pak më shumë se një vit më parë, në mars të 2023-shit Elsa Lila u rrëfye për herë të parë në një ">intervistë jete me Mira Kazhanin për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Dhe e ardhmja do të sillte një libër. Një libër që tashmë është realitet.
Pjesë nga biseda me Mirën:
Mira Kazhani: Ato dy muaj në izolim si mbijetove ti?
Elsa Lila: Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore. Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë…
Mira Kazhani: Ide shumë e mirë! Do të të ndihmojë edhe ta…
Elsa Lila: Si katarsis!
Tashmë nuk është më dorëshkrim dhe sinjalin e ka dhënë botuesja Arlinda Dudaj.
Në një foto me Elsa Lilën shkruan: “Diçka e bukur po vjen, fjalë zemre… si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë”.
Podcasti i plotë
Tiranapost.al