Showbiz

Skiatorja poston foton me celulit dhe komentuesit e kritikuan, por ajo nuk u mërzit. Lexo përgjigjen

Skiatorja poston foton me celulit dhe komentuesit e kritikuan, por ajo nuk u

Postoi disa foto me bikini, pa photoshop dhe filtra siç jemi mësuar të shohim në Instagram, dhe mes komenteve kishte nga ata që e ofenduan dhe e sulmuan. Ish skiatorja, Lindsay Vonn ka vendosur të reagojë në rrjetet sociale, duke u bërë dhe një zë më shumë ndaj të gjithë atyre që ofendohen për shkak të celulitit dhe formave ‘jo perfekte’ që shfaqen rëndon dhe madje kanë frikë të hedhin një foto siç do donin.

Skiatorja poston foton me celulit dhe komentuesit e kritikuan, por ajo nuk u

Skiatorja poston foton me celulit dhe komentuesit e kritikuan, por ajo nuk u

Ja çfarë shkruan skiatorja 36 vjeçare:

“Trupi im më ka ndihmuar të arrij gjëra të mahnitshme gjatë jetës dhe jam krenare që jam e fortë. Unë nuk jam masa 0 dhe jam krejtësish okej më këtë. Duajeni veten pa marrë parasysh se çfarë thonë urrejtësit’.

Vonn postoi fotot nga një vend tropikal, ku shihet në një anije, në bregdet dhe duke pozuar selfie me të fejuarin e saj Subban. Por atyre që u ngeli tek celuliti i saj, skiatorja ka përgjigjen:

'Kam postuar plot foto me bikini kohët e fundit, por qenka më e frikshme sa duket. Edhe ndaj meje që jam sportiste ka komente të pamëshirshme dhe histori mediatike duke më 'copëtuar' trupin dhe e pranoj që ndonjëherë ndihem e lënduar. Unë jam një njeri normal dhe nganjëherë stomaku më paloset, celuliti shfaqet në të pasmet e mia, ose nuk e mbush rrobën e sipërme të banjës ashtu si duhet. Por unë gjithmonë kujtoj se sa gjëra të mahnitshme në jetën time më ka ndihmuar trupi të arrij dhe jam krenare që jam e fortë. Qëndroni të fortë, qëndroni të shëndetshëm dhe dashuroni veten pa marrë parasysh se çfarë thonë urrejtësit. Faleminderim të veçantë për të gjithë ju që keni qenë pozitiv dhe mbështetës .... vazhdoni kulturën e Body positivity'!

Skiatorja poston foton me celulit dhe komentuesit e kritikuan, por ajo nuk u

Vonn ka hedhur poshtë pretendimet se ka bërë ndërhyrje në trup duke thënë se nuk ka bërë kurrë një operacion plastik, fillers apo diçka tjetër: Jam 100% Lindsey!

Skiatorja poston foton me celulit dhe komentuesit e kritikuan, por ajo nuk u