Showbiz

Prapë sherr në shkallët e Kanës dhe fajin e ka e njëjta grua

Prapë sherr në shkallët e Kanës dhe fajin e ka e njëjta

Gardianja e sigurisë në tapetin e kuq të Kanës, e cila u filmua duke u përplasur me Kelly Rowland dhe të pranishmit e tjerë, është paditur nga një modele ukrainase, e cila pretendon se u frenua 'brutalisht' nga ajo.


Sawa Pontyjska thotë se ajo gjithashtu ka paraqitur një ankesë ligjore kundër organizatorëve të Festivalit të Filmit në Kanë për shkak të sulmit të supozuar.

Pontyjska, e cila është një prezantuese për FashionTV, tha për BBC News se po përpiqej të hynte në premierën e filmit francez Marcello Mio me një biletë të rregullt dhe nuk po lejohej.

Kjo është e njëjta premierë ku Kelly Rowland po merrte pjesë kur u zu me personelin.

Dokumentet e postuara nga modelja zbulojnë se ajo ka akuzuar stafin për 'sulm fizik dhe dëmtim psikologjik', si dhe dëmtim të reputacionit të saj dhe kërkon 100,000 euro dëmshpërblim.

Pontyjska postoi një video të sherrit në faqen e saj në TikTok më 21 maj dhe ka mbledhur më shumë se 16 milionë shikime.

Në video, modelja shihet në krye të shkallëve për në Palais des Festivals, me rojen famëkeqe që i ka vënë duart rreth saj.

“Ajo po përpiqej të më shtynte brenda, kështu që askush nuk mund të shihte se çfarë po bënte me mua. Pastaj ajo më nxori jashtë nga dera e pasme", thotë modelja.