Showbiz

Pret fëmijën e 8-të nga gruaja e pestë, Nick Cannon: Nuk ka të bëjë me atë që shoqëria mendon se është e drejtë!

Pret fëmijën e 8-të nga gruaja e pestë, Nick Cannon: Nuk ka

Reperi dhe aktori i famshëm amerikan Nick Cannon është kthyer në një prej personazheve më të diskutuar në mediat sociale. Kjo jo dhe aq për artin sesa për rrugëtimin e tij si baba.

Cannon aktualisht ka shtatë fëmijë me katër gra të ndryshme dhe tani po pret fëmijën e tij të tetë me gruan e pestë Bre Tiesi. Ai ndan binjakët 11-vjeçarë, Monroe dhe Moroccan Scott me ish-gruan e tij këngëtaren Mariah Carey; djalin Golden, 5 vjeç dhe vajzën Powerful Queen, 1 vjeç, me Brittany Bell; binjakët Zion Mixolydian dhe Zillion Heir, - të cilët do të mbushin 1 vjeç më 14 qershor, - me Abby De La Rosa; dhe djalin Zen me Alyssa Scott, e cila u nda nga jeta në dhjetor 2021 nga një tumor malinj i trurit në vetëm pesë muaj.

Pret fëmijën e 8-të nga gruaja e pestë, Nick Cannon: Nuk ka

Ai është përballur me kritika për familjen e tij kaq të madhe, që kryesisht e akuzojnë se nuk mund t’iu kushtojë dot fëmijëve kohën e duhur, kritika të cilave Cannon vendosi tu përgjigjej njëherë e mirë gjatë një interviste të fundit për revistën “Men's Health”.

“Ndryshe nga ajo që mund të mendojnë njerëzit, unë jam më prezent se shumë prindër të tjerë në përditshmërinë e fëmijëve të mi. Edhe nëse nuk jam fizikisht në të njëjtin qytet me fëmijët e mi, flas me ta para se të shkojnë në shkollë përmes FaceTime dhe mënyrave të tjera. Ndërsa kur jam me ta kujdesem t’i çoj në shkollë dhe t’i marr pas mësimit. Unë jam i përfshirë në gjithçka, nga stërvitja e deri tek mësimet e kitarës me vajzën time çdo javë,” thotë Cannon.

Prezantuesi i “Wild 'N Out” tha se ka më shumë ambient toksik në një mjedis të zakonshëm familjeje tradicionale. “Nuk ka të bëjë me atë që shoqëria mendon se është e drejtë. Por çështja është si dhe çfarë e bën atë të drejtë për ju? Çfarë ju sjell lumturinë? Çfarë ju lejon të keni gëzim dhe si e përcaktoni familjen? Të gjithë ne e përcaktojmë familjen në mënyra të ndryshme,” u shpreh më tej ai.

Pret fëmijën e 8-të nga gruaja e pestë, Nick Cannon: Nuk ka

Duke folur për dashurinë që ka për fëmijët, 41-vjeçari i është përgjigjur edhe një pyetjeje që i bëjnë shumë njerëz në jetën e tij: “Njerëzit shpesh më pyesin: “A do të kesh më shumë fëmijë, apo do ndalosh? Këto janë pyetje që unë nuk ia bëj vetes, në të vërtetë as që ulem dhe i mendoj. Unë thjesht po eci drejt qëllimit tim dhe po përpiqem të jem babai më i mirë që mundem”.

Cannon u shpreh se monogaminë dhe të paturit e një partneri e sheh si një koncept të vjetëruar në shoqërinë moderne: “Ky është një koncept egocentrik. Pse supozohet të kesh vetëm një person për pjesën tjetër të jetës tënde?!”