Shpërngulja i shkakton Harry-t probleme në shëndetin mendor

E Enjte 21 Maj 2020, 12:35
TiranaPost
Ka qenë kryetitulli i Revistës “Globe” dhe si çdo lajm i keq është përhapur me shpejtësi.
Sipas tyre, princi i vetmuar prej disa muajsh, që pas shpërnguljes nga Anglia ka pasur disa probleme. Thuhet se është shtruar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni dhe po merr trajtimin e duhur për diagnozën “Çrregullime të stresit post-traumatik”.
Për herë të parë vuajti nga i njëjti çregullim pas humbjes së nënës, në 1996-ën, kur ishte 10 vjeç.
Lëvizja larg familjes dhe miqve duket se ka ringjallur problemin e vjetër.
Prej disa javësh thuhet se ai ndihet i vetmuar, pa të afërmit dhe pa punë, por duke shpresuar që të ambientohet.
*Burimi Globe