Showbiz

Princeshë Anne shtrohet me urgjencë në spital

Princeshë Anne shtrohet me urgjencë në spital

Princeshë Anne, vajza e vetme e Mbretëreshës Elizabeth është shtruar me urgjencë në spital.

Princesha Anne është në spital sot pasi pësoi 'lëndime të lehta dhe tronditje' teksa kalëronte në pronën e saj, Gatcombe Park. Ajo u godit nga një kalë.

Pallati Buckingham njoftoi se Princesha po mbahet në spital nën vëzhgim pas këtij incidenti derisa të shërohet plotësisht.

Anëtarët e familjes mbretërore kanë anuluar disa angazhime mbretërore këtë javë, duke përfshirë banketin për Vizitën Shtetërore Japoneze të martën dhe një vizitë në Kanada.

Dashuria e Anne për kuajt dhe pasioni i saj për kalërimin është diçka që e përfaqëson princeshën.