Showbiz

Priscilla Presley kundërshton testamentin e vajzës: Nuk është firma e saj

Priscilla Presley kundërshton testamentin e vajzës: Nuk

Priscilla Presley ka kundërshtuar 'autenticitetin dhe vlefshmërinë' e testamentit të vajzës së saj Lisa Marie Presley.

Priscilla i ka çuar dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të enjten.

Sipas dokumenteve të marra nga Page Six, Priscilla, ka kërkuar të vërtetohet vlefshmëria e amendamentit, i cili emëronte vajzën e madhe të Lisa Marie, Riley Keough dhe djalin e saj të ndjerë, Benjamin Keough, si trashëgimtarë të pasurisë.

Me vdekjen Benjamin dhe pas vdekjes së Lisa Maria, e vetmja trashëgimtare mbetet Riley.

Priscilla pretendon se në testament, edhe emri i Lisa Marie është shkruar gabim dhe se as firma nuk është e asaj.

Ajo gjithashtu pretendoi se dokumenti nuk ishte noterizuar kurrë.