Pronarja e butikut ‘House of Zana’ fiton gjyqin me Zara-n. Emri vjen nga shqipja e burrit të saj

Pronarja e butikut 'House of Zana' ka fituar betejën ligjore me markën tregtare Zara.
Amber Kotrrit, e cila drejton biznesin e saj “House of Zana” në Darlington i ishte thënë nga Zara që koncepti i saj ishte thuajse identik me Zara-n dhe se duhet ta mbyllte. E akuzonin për kopjim të emrit dhe të anës vizuale. Çështja shkoi deri në Gjykatë.
Gjykata vendosi në favor të Amber duke argumentuar vendimin se “lidhja mes dy bizneseve ishte e parëndësishme”.
Amber është mbi re. Ajo tha se vendimi ka hequr një barrë të madhe mbi supet e saj.
“Ka qenë më shumë se një vit në jetën time. Kam qendërua në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël. Jam marrë me orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave”, thotë Amber.
Ajo tregon se kur iu njoftua vendimi i Gjykatës me email, ishte në teatër me fëmijët.
“Ishte një dokument i gjatë. S`po e lexoja dot nga të dridhurat. M`u deshën disa ditë të gjeja guximin ta përhapja lajmin e mirë. Ka qenë shumë stresuese, por fituam”, tha Amber Kotrri.
Julia King, që përfaqësonte Zara-n, tha se emri Zana ishte një hile e vogël dhe klientët mund të ngatërroheshin.
Bashkëshorti i Amber është shqiptar dhe ajo e ka quajtur biznesin “House of Zana”, prej zanave, fjalës shqipe.
Në fund ajo thotë: “Kushdo që është në një pozicion të ngjashëm do t'i thoja, vazhdoni të luftoni, do t'ia vlejë në fund - jini të guximshëm dhe injoroni mënyrën kërcënuese të formulimit ligjor të shkronjave. Ju e njihni më së shumti biznesin tuaj, ju e dini kuptimin pas çdo emri, dhe nëse e keni ndërtuar atë, atëherë luftoni për të. Unë nuk mund t'u thoja fëmijëve të mi se e mbylla biznesin tim sepse më tha dikush më i madh të bëja këtë”.
Përfaqësues nga Zara nuk e komentuan vendimin, por i uruan sukses të mëtejshëm Amber Kotrrit.