Showbiz

Prozopagnozia, sëmundja nga e cila vuan Brad Pitt e që prej saj e urrejnë shumë njerëz

Prozopagnozia, sëmundja nga e cila vuan Brad Pitt e që prej saj e

Do të na ka ndodhur të gjithëve, të paktën një herë në jetën tonë, të mos njohim njerëz që tashmë i kemi parë shumë herë. Ndodh për arsye të ndryshme: mund të ndodhë që ne nuk e kemi takuar atë person për një kohë të gjatë, se kanë ndryshuar pamjen, ose që thjesht janë në një vend ku nuk jemi mësuar t'i shohim.

Prozopagnozia, sëmundja nga e cila vuan Brad Pitt e që prej saj e

Dhe, kur kjo ndodh, ne mund të ndiejmë një siklet të madh. Ka njerëz të cilëve u ndodh shpesh e që vuajnë nga kjo sëmundje që quhet Prozopagnozia. Nga ky çrregullim vuan Brad Pitt.

“Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë që unë nuk kam respekt për ta”, ka thënë njëherë Brad Pitt, i cili nuk u flet në rrugë shumë njerëzve.

Është një deficit perceptues në sistemin nervor qendror që nuk lejon njohjen e fytyrave të njerëzve. Ky fenomen njihet që nga shekulli i 19-të, kur filloi të studiohej.

Termi vjen nga greqishtja dhe është i përbërë nga "prosopo" pra fytyra dhe "agnosia" që është mosnjohja, një pamundësi për të njohur fytyrat e njerëzve. Deficiti mund të ndryshojë nga personi në person dhe deri në shekullin e 20-të mendohej të ishte një çrregullim i rrallë - ndërsa sot besohet se deri në 2% të popullsisë së botës mund të preken.

Prozopagnozia, sëmundja nga e cila vuan Brad Pitt e që prej saj e

Bota njeh edhe historinë e gruas italiane që ishte e aftë të identifikonte vetëm një fytyrë, atë të Bercusconi-t. Asnjë tjetër.

Njerëzit me çrregullime të zhvillimit të tilla si Autizmi dhe sindroma Asperger gjithashtu mund të preken nga ky fenomen.

Ekzistojnë tre lloje të prozopagnozisë: prozopagnozia e mprehtë, në të cilën njerëzit nuk i njohin të tjerët nga fytyrat e tyre por nga karakteristikat e tjera si zëri ose veshja; prozopagnozia shoqëruese në të cilën kuptohet nëse një fytyrë është e ndryshme nga tjetra, mosha dhe gjinia e saj mund të identifikohen, por identiteti i saj nuk njihet; prozopagnozia e zhvillimit e cila është e lindur dhe e ndryshueshme me kalimin e kohës.

Ekziston një test për ata që dyshojnë se kanë prozopagnozia dhe pas rezultatit nevojitet konsulta me një neurolog.