Showbiz

Pse Elon Musk nuk e bleu Twitter-in? Çështja shkon në gjyq

Pse Elon Musk nuk e bleu Twitter-in? Çështja shkon në gjyq

Twitter ka paditur Elon Musk për prishjen e marrëveshjes 44 milionë dollarëshe. Në një padi prej 62 faqesh të ngritur të martën, Twitter akuzon Elon Musk për shkeljen e marrëveshjes për të blerë kompaninë.

Musk, njeriu më i pasur në botë është tërhiqur nga blerja. Ai përmend numrin e llogarive false tnë Twitter duke akuzuar kompaninë se nuk i ka dhënë atij informacion të mjaftueshëm për këtë çështje dhe ka bërë keqinterpretime.

Nga ana tjetër, në padinë e ngritur, Twitter u përpoq të tregonte se pretendimet e Musk kundër kompanisë nuk kishin asnjë vlerë. Në vend të kësaj, ishte Musk ai që po shkelte marrëveshjen, tha kompania.

Twitter ishte i pakursyer, duke e quajtur strategjinë e Musk të tërheqjes një 'model hipokrizie' dhe një 'model të keqbesimit'.

Twitter thotë se Musk ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke përçmuar kompaninë.

Kontrata e marrëveshjes përmbante gjithashtu klauzolën që Musk nuk mund të përçmonte Twitter-in ose punonjësit e tij në tweet-e. Megjithatë, ai e bëri këtë shumë herë, pretendon Twitter.

Ndërkaq është e paqartë ende se çfarë kërkon Twitter nga ky gjyq. Përmbushjen e marrëveshjes, pra blerjen nga Musk apo dëmshpërblim?