Showbiz

Pse Harry e ka përjetuar më keq nga të gjithë vdekjen e gjyshes Mbretëreshë?

Pse Harry e ka përjetuar më keq nga të gjithë vdekjen e

Në familjen mbretërore mungon mbretëresha. Të gjithë po e përjetojnë keq humbjen e saj, veçanërisht Harry.

“Familja mbretërore e dinte se fundi i Elizabeth ishte afër, por mendërisht, ajo ishte aq e mprehtë sa dukej se koha për të shkuar nuk do vinte kurrë. Të gjithë anëtarët e familjes po përpiqen të mësohen me idenë”, thotë një burim për US Ëeekly.

Duka i Sussex, Harry është veçanërisht i mërzitur. Atij i ka mbetur peng që nuk mbërriti në kur gjyshja ishte ende gjallë. Ai ndodhej në Londër me Meghan ku po merrnin pjesë në çmimet ËellChild. Pallati mbretëror e dha lajmin pak para se ai të mbërrinte në Balmoral.

“Harry ndihet në faj dhe i pikëlluar që nuk i dha lamtumirën mbretëreshës. Ata u takuan disa herë gjatë jubileut të Platinumit, por ai në asnjë mënyrë nuk priste që të ishte hera e fundit që e pa atë”, thotë burimi.

“Ai e donte gjyshen e tij me gjithë zemër dhe po kalon një kohë të tmerrshme tani”, shton burimi.

Për herë të fundit e takoi gjyshen në qershor bashkë me fëmijët e tij dhe Meghan.

Të mos përmendim pastaj faktin që thuhet se Charles nuk e lejoi Harry-n të merrte me vete Meghan teksa mbretëresha isha në orët e fundit të jetës.