Showbiz

Pse Jennifer Lopez thotë: Të ndaja skenën me Shakirën ishte gjëja më e keqe që më ka ndodhur

Pse Jennifer Lopez thotë: Të ndaja skenën me Shakirën ishte

E mbani mend Super Bowl të vitit 2020? Shfaqja pati protagoniste Jennifer Lopez dhe Shakirën. Ato të dyja do të ndanin skenën bashkë, paralelisht, në të njëjtën kohë dhe ky ishte problemi. Jennifer Lopez nuk e ka pritur mirë këtë zgjedhje të NFL-së. Në dokumentarin e saj “Halftime”, për Netflix, që do të publikohet në 1 qershor, J.Lo ka treguar më shumë.

Nga disa momente që shfaqen në trailer, ajo duket më shumë se e nevrikosur teksa flet me menaxherët. Pse duhet të ngjiten në skenë dy këngëtare latine, për të bërë punën që historikisht e ka bërë një këngëtar. Ajo thotë se do të mjaftonte një dhe duhet të ishte zgjedhje e protagonistit, nëse donte të ftuar apo jo për të ndarë momente nga shfaqja. Por që të kishte 12 minuta kohë në dispozion, për ta ndarë bashkë me Shakirën, për të ndërthurur performancat e tyre bashkë, kjo duhej e tepërt.

Megjithatë, këngëtaret u përpoqën të bënin paqe me këtë fakt, por një pikë tjetër acarimi për J.Lo ishte kur u diskutua mbi performancën që do të realizonte vajza e saj Emme, e ftuar nga vetë ajo.

Emme do të qëndronte në skenë në një kafaz, si simbol i fëmijëve që po ndaheshin nga prindërit në kufijtë e SHBA-së, zakonisht emigrantë të Meksikës. J.Lo nuk bëri kompromis. Emme u shfaq në skenë bashkë me kafazin.

Pse Jennifer Lopez thotë: Të ndaja skenën me Shakirën ishte

“Nuk mund të heq dorë nga diçka në të cilën besoj. Urdhri erdhi nga lart dhe u tha se ishte provokim politik. Jo. Ishte çështje e të drejtave të njeriut. Aty ku unë besoj”, thotë J.Lo.

Për më shumë, duhet të ndiqni dokumentarin.