Showbiz

Pse Kate Middleton veshi një fustan të marrë me qera?

Pse Kate Middleton veshi një fustan të marrë me qera?

Princesha e Uellsit Kate Middleton ka zgjedhur të shfaqet në ceremoninë e dytë vjetore të Çmimeve Earthshot me një fustan të marrë me qera.

Mediat londineze e lidhin këtë detaj të rëndësishëm në veshjen e princeshës, sa me vetë eventin, i cili kishte të bënte me çështjet e klimës, duke u përfaqësuar me ngjyrën e gjelbër, po aq edhe me një mesazh:

Pse Kate Middleton veshi një fustan të marrë me qera?

“Meghan dhe Harry kush? Ky ishte mesazhi në paraqitjen e Princeshës së Uellsit në tapetin e kuq të Çmimeve Earthshot në Boston të premten në mbrëmje,” shkruan The Telegraph.

“Ne e dimë se Kate zgjedh kur bëhet fjalë për veshjen e saj. Por kur ajo dëshiron të arrijë një nivel të lartë, ajo me të vërtetë mund t'ia dalë. Dhe ajo e bëri këtë me një fustan të gjelbër prej 350 £, të huazuar nga platforma britanike e modës me qira Hurr, hera e parë që ajo përdor një shërbim të tillë,” vijon tabloidi britanik.

Pse Kate Middleton veshi një fustan të marrë me qera?

Më tej në artikull theksohet se për një mbrëmje kushtuar mbrojtjes së planetit, ishte një zgjedhje e patëmetë, duke përdorur këtë moment të profilit të lartë për të mbrojtur ekonominë e ndarjes, pjesë kryesore e së cilës është marrja me qira e modës.

Por ngyra e gjelbër na kujton po ashtu dhe dashurinë e mbretëreshës së ndjerë për atë nuancë.

Çmimi Earthshot ka të bëjë me një të ardhme më të gjelbër. Çifti do t'i japë pesë projekteve fituese nga 1 milion £ secili për t'i ndihmuar ata të arrijnë zgjidhje që do të riparojnë planetin tonë në dekadën e ardhshme.

Pse Kate Middleton veshi një fustan të marrë me qera?

Pse Kate Middleton veshi një fustan të marrë me qera?