Pse kënga e Taylor Swift po u kujton nënave bebat që nuk i njohën kurrë

E Martë 28 Mars 2023, 11:55
TiranaPost
"Bigger than the whole sky" është pjesë e albumit "Midnights" mbushur me hite, por kjo këngë duket se është më e ndjera.
Nuk është shumë e qartë se kujt i dedikohet apo përse është krijuar, por të gjitha ato që e kanë dëgjuar, kanë kujtuar fëmijët e tyre që i humbën pa i njohur.
Pjesë nga teksti
"Mirupafshim, mirupafshim, mirupafshim
Ti ishe më e madhe se
gjithë qielli
Ishe më shumë se një
kohë e shkurtër
Dhe unë kam shumë për të diskutuar
Unë kam shumë për të jetuar...
Nuk do të takohem kurrë
Çfarë mund të ishe ti,
Çfarë duhej të ishe ti
Si do të ishte për ty.."