Showbiz

Pse po e shihni në çdo film e serial Nicole Kidman? E kemi një përgjigje

Pse po e shihni në çdo film e serial Nicole Kidman? E kemi një

Duket sikur Nicole Kidman është kudo, në çdo film, në çdo serial.

Që nga viti 2018, ajo është shfaqur në 10 filma dhe 8 seriale televizive. Por asnjë nga këto role nuk është i njëjtë.

"Në vend që shikuesit të admirojnë fytyrën dhe linjat e saj, puna që bën me rolet i bën njerëzit të admirojnë fuqinë e personazheve të saj, por edhe dobësitë e tyre", shkruan Jennifer Weiner.

Nicole Kidman është gjithashtu duke punuar për t'u dhënë më shumë zë grave në Hollywood.

Në vitin 2017 ajo bëri një betim: të punojë me një regjisore grua të paktën një herë në 18 muaj në shtëpinë e saj të produksionit "Blossom Films".

Gjërat nuk janë perfekte, por janë më të mira se sa ishin. Nicole Kidman e ka bërë veten pjesë të përzgjedhjes së filmave dhe serialëve të limituar që prodhon.

Pjesë e suksesit, nuk është vetëm fakti se ajo ka punuar në mënyrë të qëndrueshme, por mënyra sesi e ka transformuar gjatë rrugës prezencën e saj në ekran.

Një herë e një kohë imazhi i saj në role ishte si një objekt seksual që plotësonte dëshirat e burrave, në filma të bërë nga burrat dhe për audiencë kryesisht mashkullore. Sot, shumë nga projektet ku ajo luan dhe prodhon shkruhen nga gratë, regjia drejtohet nga gratë dhe synohet pikërisht një audiencë femërore.

Kjo është një zgjedhje e pazakontë për një grua në fund të të 50-ave, në një industri që ka ende në qendër të dyja gjinitë dhe që dominohet nga të rinjtë dhe burrat më së shumti.

Ndaj nuk është surprizë që në rolet e saj të fundit ka krijuar më shumë si fanbase vajzash dhe grash.