Showbiz

Pse publiku nuk e meriton “aksidentin” e Meritonit

Pse publiku nuk e meriton “aksidentin” e Meritonit

Aksidenti i aluduar gjatë gjithë të shtunës së datës 14 shtator, i ish banorit të BBVIP 3 Meriton Mjekiqit rezultoi të ishte "fake news".

E para, që mediat bien në kurthin e "fake news" nuk është më lajm, madje as aksident informacioni. Është një aksident i çdo minute. Të gjithë e dimë se ku, e në ç'kohë po jetojmë, por secili duhet të kujdeset për faqet që ndjek, profesionistët që beson, njerëzit që pëlqen.

Meriton Mjekiqi, ish banori i BBVIP 3 ishte kryefjala e lajmeve të shtunën e 14 shtatorit, pasi thuhej se kishte bërë aksident dhe jo vetëm kaq, por lajmi se ishte në rrezik për jetën alarmoi rrjetin.

Pse publiku nuk e meriton “aksidentin” e Meritonit

Ajo që e shtoi shqetësimin dhe e bëri lajmin më të besueshëm ishte mungesa e reagimit nga ana e Meriton Mjekiqit.

Deri në mbrëmjen e të shtunës, kur me një video të montuar me kujdes sqaroi mediat nuk kishin kontrolluar informacionin.


Aksidenti i pandodhur i Meriton Mjekiqit ish banorit të BBVIP, që lajmëroi sot se do të niste një emision të ri televiziv pasi sqaroi se ishte shëndoshë e mirë dhe se lajmi në media për të ishte thjesht një dezinfomacion, është vetë lajmi.

Çfarë duhet të mendosh pas një përmbledhje të tillë? E sigurt është që këtë s'e meriton publiku, fansat jo e jo.