Showbiz

Pse qajnë burrat para ose pas dasme?

Pse qajnë burrat para ose pas dasme?

Ben Affleck u shfaq jo thjesht i përlotur, duke duke qarë me ngashërim përballë gruas së tij Jennifer Lopez. Ishte ditëlindja e saj. Po e festonin në Paris teksa ndodheshin për muajin e mjaltit. Nuk ishte një moment tensioni mes të dyve, pasi J.Lo dukej se po e qetësonte me puthje dhe përkëdhelje në çdo moment.

Pse qajnë burrat para ose pas dasme?

Po pse qau Ben?

Arsyen e vërtetë do ta mësojmë vetëm nëse ai vetë do ta tregojë, por një mundësi mund të jetë gëzimi dhe pendesa. Mbase ka qarë nga lumturia që janë bashkë dhe pendesa pse humbën aq vite larg njëri-tjetrit.

Një arsye mund të jetë grumbullimi i emocioneve të dasmës. Një ceremoni e mbajtur shpejt e shpejt, në Las Vegas dhe nisja për muaj mjalti një ditë më vonë, s`i dha atij mundësinë ta ‘përtypte’ dhe mësohej me idenë se po, është me njeriun që do.

Skena lotësh kemi parë edhe më parë me protagonistë burrat e famshëm të botës së jashtme.

Pse qajnë burrat para ose pas dasme?

Justin Bieber pati një fazë të tillë pak para martesës me Hailey Bieber.

“Ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Nëse ka vetëm të mira, nuk është e vërtetë që po jetoni”, tha Justin.

Pse qajnë burrat para ose pas dasme?

Në atë kohë u diskutua se Justin ndihej gjithashtu në tension prej martesës që do bëhej shumë shpejt.

Mund të ketë edhe raste të tjera ndër vite, që tregojnë se nuk janë vetëm gratë ato që e marrin me stres dasmën dhe martesën.