Showbiz

'Puna po bëhej paterica ime'. Sandra Bullock flet për pushimin e gjatë që do të marrë nga aktrimi

'Puna po bëhej paterica ime'. Sandra Bullock flet për

Sandra Bullock është e vendosur. Do të bëjë një pushim të gjatë nga aktrimi.

Aktorja 57-vjeçare u shpreh se mezi priste madje të niste jetën e re me ritmin e ri, me orare të reja.

“Ndihem shumë e konsumuar. Jam shumë e lodhur dhe nuk jam aq e aftë të marr vendime të shëndetshme dhe të zgjuara. Jam e vetëdijshme pët këtë”, tha ajo.

'Puna po bëhej paterica ime'. Sandra Bullock flet për

Bullock theksoi se, megjithëse ishte mirënjohëse për suksesin që kishte arritur, ajo ishte e shqetësuar për implikimet e këtij suksesi në jetën e saj personale.

“Puna ka qenë gjithmonë e qëndrueshme për mua dhe unë kam qenë shumë me fat. Ama kuptova se ndoshta po bëhej paterica ime. Ishte si të hapja një frigorifer gjatë gjithë kohës dhe të kërkoja diçka që nuk ishte kurrë në frigorifer”, shtoi ajo.

'Puna po bëhej paterica ime'. Sandra Bullock flet për

Ajo kujton sesi iu desh të bënte një bisedë me veten.

“I thashë vetes: Mos e kërko më këtu sepse këtu nuk ekziston. Ti tashmë e ke vendosur. Vazhdo për parpara”.

Kur u pyet se kur do t'i rikthehej aktrimit, aktorja u shpreh thjesht: “Nuk e di”.