Showbiz

Puthjen e parë mu desh kohë t’ia jepja! Olta Gixhari tregon për herë të parë si nisi lidhja me partnerin

Puthjen e parë mu desh kohë t’ia jepja! Olta Gixhari tregon

Olta Gixhari është në pritje të ëmbël dhe lajmin e konfirmoi javën e kaluar me një foto ku shfaqej me partnerin. Për këtë të fundit, aktorja shqiptare deri më sot nuk ka thënë shumë detaje, ndërsa tani në një intervistë për “Story” tregon sesi u njoh me të.

“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbiz-it. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dal ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, tha Olta.

Puthjen e parë mu desh kohë t’ia jepja! Olta Gixhari tregon

Ajo tregoi se ata janë njohur për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas duke qenë se ajo nuk besonte tek lidhjet në distancë.

“Jemi njohur për Krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika-erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte arsyeja pse ika, erdha, shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, tha Olta.

Puthjen e parë mu desh kohë t’ia jepja! Olta Gixhari tregon

Dashurinë do ta kurorëzojnë shumë shpejt, pa ardhur në jetë fëmija i tyre i parë:

“Shumë shpejt do martohemi sa të hapen komunat. Kemi dëshirë të bëjmë një dasmë. Kishim diskutuar të bënim një darkë në Shqipëri, por na u prish plani”.