Showbiz

Qenka e thënë që Princeshë Beatrice të mos martohet siç e meriton

Qenka e thënë që Princeshë Beatrice të mos martohet

Anuloi disa herë fejesën, pastaj la pezull ditën e martesës, derisa e vendosi për më 29 maj. Mirëpo planet e kushërirës së Harry-t dhe William u prishën sërish. Këtë herë e ka fajin situata me koronavirusin. Familja mbretërore ka njoftuar se pritja që do bëhej në oborr është anuluar. Deri në fund të majit, në varësi të situatës, nuk do ishte çudi të shtyhej për një moment tjetër.

Beatrice u detyrua ta llinte datën pezull në fillim prej skandalit seksual për të cilin u akuzua i ati, Princ Andrew dhe pastaj prej Megxit, daljes së Harry-t dhe Meghan-it nga mbretëria.

*Burimi Daily Mail