Rastësia, mbret i botës. Robbie Williams zgjedh nga publiku të njëjtin fans që zgjodhi 20 vjet më parë

E Hënë 20 Mars 2023, 12:44
TiranaPost
Kjo ndodh vetëm në filma… ose jo. Ka ndodhur në të vërtetë. Në një koncert në Budapest Robbie Williams ftoi në skenë një fans nga publiku, si për ta bërë shfaqjen më interesante.
Zgjodhi të njëjtin, ashtu si 20 vjet më parë, në të njëjtin vend, në Budapest.
“Gëzohem që të takoj sërish”, i tha këngëtari pasi zbuloi se ishte i njëjti.
I dedikoi edhe një status në Instagram.
“Kjo ndodhi dy netë më parë në Budapest – zgjodha dikë nga audienca për të ardhur në skenë dhe çuditërisht, zgjodha të njëjtin djalë që zgjodha nga publiku në Budapest 20 vjet më parë”, shkroi Williams.
'Shanset që kjo të ndodhë? 174,240,000 me 1”, vazhdoi ai. 'Gëzohem që ju shoh përsëri, zotëri. Shumë dashuri nga Rob x.'
Postoi dhe dy fotot me 20 vite diferencë.