Fotografia e familjes mbretërore për 70-vjetorin e Princit Charles ishte një "makth" për t’u planifikuar, për shkak të Harry-t dhe William
Portreti ku të gjithë shfaqen të buzëqeshur në 2018-n shfaq Princin e Uellsit, djemtë e tij dhe familjet e tyre duke ndarë një shaka.
Por libri për familjen mbretërore “Finding Freedom” zbulon se, burimet thanë që plani për të realizuar këtë foto ishte kaq i vështirë, madje një makth, pasi as William dhe as Harry nuk po bënin asnjë përpjekje që të ishin të disponueshëm.
Në foto shfaqet Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, me Kate që mban Princin Louis i cili i është afruar gjyshit të tij, ndërsa Harry dhe Meghan qëndrojnë pranë tyre, duke parë këtë veprim të vogëlushit.
Autorët e librit, Omid Scobie dhe Carolyn Durand, e përshkruajnë marrëdhënien e Harry-it me babanë e tij të ndërlikuar dhe vëllezërit janë shumë të ndryshëm në raport me Princin Charles./ Burimi The Sun