Showbiz

Rebel Wilson e ka gjetur dashurinë tek një grua këtë herë

Rebel Wilson e ka gjetur dashurinë tek një grua këtë

Rebel Wilson e ka gjetur dashurinë tek një grua që ia prezantoi edhe botës. Postoi një foto së fundmi në Instagram me të dashurën e saj Ramona Agruma ku shkruante: “Mendoja se po kërkoja një Princ Disney... por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney #dashuriaështëdashuri”.

Rebel Wilson e ka gjetur dashurinë tek një grua këtë

Një burim për mediat tha javën e kaluar se Rebel është në një fazë shumë të lumtur të jetës së saj, por pa dhënë asnjë detaj më tepër.

“Ne folëm në telefon për javë të tëra para takimit. Dhe kjo ishte një mënyrë vërtet e mirë për ta njohur njëra-tjetrën. Ishte shumë romantike”, tha Wilson që shton se e rëndësishme është që në këtë marrëdhënie veç dashurisë e shohin veten si të barabartë.

I dashuri i fundi i Rebel ishte Jacob Busch, familja e të cilit themeloi kompaninë e birrës Anheuser-Busch. U ndanë 4 muaj pas lidhjes.