Showbiz

Redon Makashi: Për njerëzit që hallet e tyre i masturbojnë tek të tjerët

Redon Makashi: Për njerëzit që hallet e tyre i masturbojnë

"Kohe e cuditshme !!!!!

Si ka mundesi qe njerezit me djallin ne bark nuk rreshtin se nxjerri vrer? Kane plot halle ne jetet e tyre dhe per cudi hallet e tyre i masturbojne tek te tjeret”, kjo është vetëm një pjesë e statusit të gjatë të Redon Makashit dedikuar gjithë komentuesve të rrjetit. Redi, një nga tre musketierët, është nxitur nga komentet negative të lëna poshtë lajmeve që portale të ndryshme shkruan për të".

Disa ditë më parë ai dha një intervistë tek Rudina Magjistari, nga e cila u prodhuan disa lajme, për projektet, jetën personale dhe histori të vjetra me lezetin e tyre. Mirëpo njerëz që herë me identitet të rremë, herë me foto personale në profil nuk denjuan të shkruajnë e sulmojnë edhe një nga artistët e të gjitha kohërave.

Pikërisht për ta është mesazhi i Redonit në Facebook:

Kohe e cuditshme !!!!!

Si ka mundesi qe njerezit me djallin ne bark nuk rreshtin se nxjerri vrer? Kane plot halle ne jetet e tyre dhe per cudi hallet e tyre i masturbojne tek te tjeret , shfryne dufin , qeshin kur hedhin helmin e zvarriten si gjarperinjt pas rreshrave te ... ! Per cudi me duken te shndrruar si ata qente  e terbuar me dhembet e skermitur qe kur i hedhin prehun kafshojne ku te mundin , e pasi mbarojne pune me te presin po me ata dhembe e jarget qe i rrjedhin neveri , presin prehun e radhes...! Ehhh sa e trishtushme dhe qesharake! Me thene te drejten nuk i urrej , por me keq , ndjej KEQARDHJE PER TA ...!! Eshte Bota e erret , e piset e humnerave boshe te tyre...! Gjithesesi..., mes vrerit , helmit , mllefit e kafshimit , une ju dhuroj paqen , miresine dhe paakez muzike... !!!

JETA  ESHTE E IMJA E ME TAKON VETEM MUA