Showbiz

Reese Witherspoon bëhet aktorja më e pasur në Hollywood me shitjen e kompanisë së saj

Reese Witherspoon bëhet aktorja më e pasur në Hollywood me

Ajo u bë e famshme kur luajti rolin e një bjondeje të bukur me një tru të denjë për universitetin e Harvardit dhe tanimë ajo është shndërruar në aktoren më të pasur në të gjithë botën. A është shndërruar skenari i filmit “Legally Blonde” në realitet?

Reese Witherspoon sapo ka shitur kompaninë e saj “Hello Sunshine” për 900 milion dollarë tek gjigandi i investimeve “Blackstone”, duke u bërë kështu jo vetëm aktorja më e pasur në Hollywood, por edhe një prej “kokave” të sipërmarrjes dhe mbi të gjitha e ka bërë gjithçka që të duket e thjeshtë.

Ashtu si do shprehej dhe personazhi protagonist i filmit të saj më të njohur Elle Woods: “Pse kjo që bëra, ishte e vështirë?”

Tiranapost.al