Showbiz

Rege-Jean Page reagon pas largimit nga seriali “Bridgerton” i NETFLIX

Rege-Jean Page reagon pas largimit nga seriali “Bridgerton” i

Aktori britanik Rege-Jean Page ka reaguar pas lajmit se ai nuk do të kthehet në sezonin e dytë të serialit popullor të prodhuar nga NETFLIX, “Bridgerton”, ku ka qenë protagonist.

Në një lajmërim të datës 2 Prill, NETFLIX lajmëronte se personazhi “Simon” nuk do të jetë më pjesë e serialit, duke shtuar se “prezenca e tij do të na mungojë në ekran, por ai do të jetë gjithmnonë pjesë e familjes Bridgerton.”

Page me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka shkruar: “Kënaqësi dhe privilegj të isha pjesë e Bridgerton. Ishte një nder të isha pjesë e familjes, në ekran dhe jashtë tij, me ekipin, aktorët e tjerë dhe fansat e pabesueshëm. Dashuria është e vërtetë dhe ajo vetëm rritet.”

Tiranapost.al