Regjisori Tarantino bëhet baba për herë të parë 56 vjeç. As ai vetë s'e besonte dikur...
Quentin Tarantino është bërë baba për herë të parë pasi gruaja e tij solli në jetë djalin. Regjisori 56-vjeçar dhe Daniella Pick mirëpritën fëmijën e tyre të parë ditën e djeshme, në Tel Aviv. Regjisori i famshëm i Fiction Pulp u martua me Daniella-n në Los Angeles në vitin 2018 në një ceremoni të vogël, pas disa muajsh fejesë.
Megjithatë, në dasmë ishin të ftuar disa nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit, përfshirë Bruce Willis, Samuel Jackson apo Diane Kruger.
Quentin dhe Daniella, 35 vjeçe, u takuan në vitin 2009 teksa ai po promovonte filmin Inglorious Basterds. Para se të njihej me Daniella-n ai u pyet nëse kishte dëshirë të bëhej baba, por ai la të nënkuptonte se nuk kishte asnjë plan para filmave dhe karrierës:
Kam dëshirë të fokusohem në karrierën time. Kur bëj një film, ndalon gjithçka tjetër për mua. Nuk kam grua, nuk kam fëmijë. Asgjë nuk e pengon rrugën time. E gjithë bota mund të shkojë në ferr dhe të shpërthejë në flakë. Nuk më intereson, kjo është jeta ime. Është si mali Everest. Nëse vendos ta ngjisësh, nuk mund të bësh dot asgjë tjetër. Unë nuk po them se nuk do të martohem kurrë ose nuk kam një fëmijë para moshës 60 vjeç. Por unë kam bërë një zgjedhje, deri më tani, do eci vetëm në këtë rrugë. Sepse kjo është koha ime. Kjo është koha ime për të bërë filma.