Rënia dhe Ringritja e Amerikës! Yjet e Hollivudit postime pafund. Ja një përmbledhje

Joe Biden është presidenti i ri i Amerikës dhe në rrjetet sociale duket sikur ky moment kalimi të pushtetit nga Trump tek Biden mezi po pritet. Yjet e Hollivudit dhe të famshëm nga fusha të tjera kanë postuar në Instagram foto dhe video, disa tregojnë me krenari foto me Jill Biden, bashkëshorten e Joe, ndërsa të tjerë me Kamala Harris si gruaja e parë latino-amerikane e cila merr postin e zv.presidentes.
Aktorja Jennifer Aniston ka postuar një foto me Jill për të cilën shkruan se po numëron sekondat që ajo të futet në Shtëpinë e Bardhë.
Ikona e Modës, Naomi Campbell e quan moment historik betimin e Kamala Harris.
View this post on Instagram
Jennifer Lopez ishte një nga këngëtaret që performoi me këngën My Land. Ajo ka postuar foto këtë mëngjes nga pranë Capitol Hill në Uashington ku vijon ceremonia e zyrtarizimit të pushtetit të Joe Biden.
Eva Langoria e quan një moment historik për Amerikën:
Producentja, aktorja, autorja, filantropja dhe prezantuesja, Oprah Winfrey thotë se i ishin mbushur sytë me lot nga ky moment i betimit të Kamala Harris.
Lady Gaga këndoi himnin e Amerikës. Fotot e shkëputura dhe video nga performanca në Capitol Hill po qarkullojnë kudo në rrjet.
View this post on Instagram
Performues të tjerë të nivelit më të lartë do të jenë pjesë e "Celebrating America", që do transmetohet në mbrëmje për 90 minuta, organizuar nga Tom Hanks. Krijuesi i "Hamilton" Lin-Manuel Miranda do shfaqet me një recitim klasik, duke u bashkuar me muzikantë dhe këngëtarë me famë si Bruce Springsteen, John Legend, Katy Perry, Demi Lovato, Foo Fighters, Justin Timberlake dhe Bon Jovi.
Katy Perry ka postuar në Instagram mikrofonët. njëri prej tyre me ngjyrat e flamurit amerikan.
Justin Timberlake ka postuar një foto të Martin Luther King, Jr, duke menduar për mesazhin që ai do të kishte dhënë për Amerikën tani: ndërsa ne numërojmë mbrapsht për zyrtarizimin e administratës së re.