Showbiz

Reperi i hitit 'Gangsta's Paradise' vdes në moshën 59-vjeçare

Reperi i hitit 'Gangsta's Paradise' vdes në moshën

"Been spendin' most their lives, livin' in the gangsta's paradise...". Ky hit i viteve '90 nuk vdes kurrë, por Coolio, reperi që e krijoi dhe këndoi u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Lajmin e dhanë menaxherët e tij.

Coolio u gjet i pajetë në tualetin e shtëpisë së miqve të tij. Në vendin e ngjarjes nuk u gjet drogë apo ndonjë medikament tjetër që mund të ketë shkaktuar vdekjen, por analiza toksikologjike do të japë një përfundim më të qartë.

Emri i tij i vërtetë ishte Leon Ivey Jr.

Ka qenë i martuar nga viti 1996 deri në vitin 2000. Ai la pas 6 fëmijë.