Rihanna, Taylor Swift dhe Beyoncé më të pasurat këtë vit, sipas Forbes
Taylor Swift, Beyoncé dhe Rihanna kryesojnë këtë vit listën e 15 femrave më të pasura të famshme në Shtetet e Bashkuara, publikuar nga Forbes.
Rihanna, 35 vjeç, ka pasurinë më të madhe neto, me 1.4 miliardë dollarë. Ajo arriti për herë të parë statusin e miliarderes në vitin 2021. Ylli, që aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin A$AP Rocky, ka bërë pjesën më të madhe të pasurisë me linjën e saj të grimit Fenty Beauty, të cilën e lançoi në vitin 2017.
Taylor Swift, ndërkohë, ka një vlerë neto prej 740 milionë dollarësh duke e shtuar pasurisë së saj më shumë se çdo personazh tjetër i famshëm gjatë vitit të kaluar, me plot 170 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së këngëtares 33-vjeçare është falë turneut të saj Eras që ka thyer rekord dhe albumit të saj më të fundit Midnights, i cili arriti numrin 1 pas publikimit të tij në tetor.
Beyoncé, 41 vjeç, është gjithashtu në një turne këtë vit, me albumin e saj të shtatë Renaissance turneu i saj i parë solo në shtatë vjet. Këngëtarja tani ka një pasuri prej 540 milionë dollarësh, një shifër prej më shumë se 90 milionë dollarësh krahasuar me vitin e kaluar.
Të tjera këngëtare femra që kryesojnë listën janë Madonna (580 milionë dollarë), Céline Dion (480 milionë dollarë), Dolly Parton (440 milionë dollarë) dhe Barbra Streisand (430 milionë dollarë).
Pjesa tjetër e listës përfshin yje si Shonda Rhimes, Oprah Winfrey, Reese Witherspoon dhe Judy Sheindlin.