Showbiz

Rihanna u bë vërtet miliardere dhe jo vetëm kaq

Rihanna u bë vërtet miliardere dhe jo vetëm kaq

Këngëtarja Rihanna tani është zyrtarisht një miliardere dhe muzikantja-grua më e pasur në botë. Revista Forbes ka publikuar emrin e saj në krye të listës ku tregon se ylli i Popit ka një pasuri me vlerë 1.7 miliardë dollarë, me rreth 1.4 miliardë dollarë që vijnë nga vlera e kompanisë së saj kozmetike Fenty Beauty.

Rihanna u bë vërtet miliardere dhe jo vetëm kaq

Pjesa tjetër e pasurisë së saj vjen kryesisht nga kompania e të brendshmeve, Savage x Fenty, me vlerë rreth 270 milionë dollarë, dhe fitimet e saj të tjera nga muzika dhe aktrimi.

Ajo është e dyta pas Oprah Winfrey si artistja më e pasur në botë.

Rihanna - emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty -nisi biznesin e Fenty Beauty në vitin 2017 në një partneritet me kompaninë e markës luksoze LVMH. Sidoqoftë, jo të gjitha ndërmarrjet e biznesit të Rihanna -s kanë dhënë rezultate.

Rihanna u bë vërtet miliardere dhe jo vetëm kaq

Në fillim të këtij viti, 33-vjeçarja ra dakord me LVMH për të mbyllur linjën e saj të Fenty pas më pak se dy vitesh në treg.

Këngëtarja barbadiane ka shitur më shumë se 250 milionë disqe, por nuk ka nxjerrë një album në studio që nga viti 2016. Sidoqoftë, ajo kohët e fundit u pa duke xhiruar një video muzikore me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky.

Rihanna u bë vërtet miliardere dhe jo vetëm kaq

*Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.