Showbiz

Rikthehen Spice Girls! Po Victoria Beckham?

Rikthehen Spice Girls! Po Victoria Beckham?

Mel B ka konfirmuar se Spice Girls po planifikojnë të ribashkohen për një turne ku ndalesa e parë do të jetë Australia.

Ylli britanik i popit e cila javët e fundit është angazhuar në sezonin e ri të The Masked Singer Australia ka deklaruar se koncerti është planifikuar me kohë por u shty për shkak të pandemisë Covid 19.

“E thashë në fund të turneut tonë në 2019, - “shihemi vitin tjetër Australi”, - por më pas shpërtheu Covid dhe goditi edhe planet tona”, tha Mel B për Daily Telegraph.

“Ne patjetër po planifikojmë të bëjmë më shumë shfaqje dhe Australia është një vend që ne e duam vërtet, kështu që e sigurt që do të kthehemi këtu.”

Mel tha se të qenit paneliste në reality shoë-n e “Channel 10”, “The Masked Singer Australia” e ka lejuar atë të rilidhet me Australinë.

Nuk dihet ende nëse Victoria Beckham që ka qenë gjithmonë kundër kthimit, do t`u bashkohet apo jo.

Ringjitja e saj në skenë do të ishte surpriza e vërtetë.